Kosova
Kompanitë nga Kosova promovojnë produktet në Holandë
Kompanitë nga Kosova kanë promovuar produktet e tyre në Holandë. Katër kompani nga Kosova: CAMEL, Hit-Flores, Fluidi Group L.L.C dhe Egi Group, janë prezentë në panairin PLMA 2023 “World of Private Label”, që po mbahet në Qendrën e Ekspozitës RAI në Amsterdam të Holandës, më 23 dhe 24 maj.
Hapësirën ekspozuese e ka siguruar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), përcjell albinfo.ch.
“Në këtë panair ekspozohen ushqime të freskëta, të ngrira, të thata, pije, si dhe kategori joushqimore, duke përfshirë kozmetikë, kopshtari, orendi shtëpiake etj. Standi i Kosovës në këtë panair është me numër N48 dhe gjendet në Halle 7”, njofton MINT.
Në panair po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencialë dhe mundësive për investime në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork,...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen