Lajme
Kompanitë më të mira për të punuar në vitin 2023
Glassdoor, një faqe ku punonjësit mund të vlerësojnë në mënyrë anonime punëdhënësit e tyre, renditi Meta-n si vendin më të mirë për të punuar në SHBA në vitin 2018. Vitin e kaluar, Meta pësoi rënie të madhe, duke u renditur në vendin e 47-të.
Ndërsa këtë vit, kjo kompani as që është fare pjesë e listës.
Pas një viti të keq për kompanitë e teknologjisë, i shoqëruar me largime masive të stafit nga puna dhe rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, punëdhënësit kryesorë, si Meta, Apple, Zillow dhe Zoom, janë zhdukur tërësisht nga lista e kompanive më të mira për të punuar në Glassdoor.
Me sa duket, ushqimi falas, transporti luksoz dhe mundësitë e punës në distancë nuk mund të konkurronin me paqëndrueshmërinë e këtij sektori.
Në fakt, vetëm dy prej kompanive të teknologjisë të ashtuquajtura si “Big Five” u renditën në këtë listë, me Google që zuri vendin e 8-të dhe Microsoft-in në vendin e 13-të. Gjithsesi, pjesa më e madhe e listës përbëhej nga kompanitë e teknologjisë, me 41 prej tyre që arritën të bëhen pjesë e saj.
Kompanitë e financës dhe të konsulencës përbënin sektorin e dytë më të preferuar, me shtatë kompani për secilën kategori.
Kompania e parë, e renditur si më e mira për të punuar këtë vit, ishte një firmë e zhvillimit të softuerëve, e quajtur Gainsight, e cila merret me integrimin e të dhënave të konsumatorëve. Ishte viti i parë që kompania me qendër në San Francisko, e themeluar në vitin 2009, u bë pjesë e kësaj liste.
“Viti i kaluar solli ulje e ngritje ekstreme për punëkërkuesit dhe punonjësit”, tha CEO i Glassdoor, Christian Sutherland-Wong, në një deklaratë për shtyp.
“Është tepër inkurajuese të shohësh se kompanitë po dyfishojnë rezultatet e tyre për shëndetin dhe mirëqenien mendore të punonjësve, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, përfitimet konkurruese dhe mjediset fleksibël të punës”.
Sistemi i vlerësimit të Glassdoor bazohet tek anketat vullnetare dhe anonime të plotësuara nga punonjësit.
Kur punonjësit dërgojnë vlerësimet, atyre u kërkohet që të ndajnë avantazhet dhe disavantazhet në lidhje me kompaninë për të cilën punojnë, duke përdorur një sistem renditjeje që merr në konsideratë mundësitë e karrierës, pagën, kulturën dhe vlerat, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, menaxherët e lartë dhe balancën punë-jetë.
10 kompanitë më të mira në renditjen e Glassdoor për vitin 2023:
Gainsight
Box
Bain & Company
McKinsey & Company
NVIDIA
MathWorks
Boston Consulting Group
ServiceNow
In-N-Out Burger / Quartz
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













