Lajme
Kompanitë e Ballkanit dhe të Evropës, në hall për ekspertë të IT-së
Gati se 2/3 e kompanive në Bashkimin Evropian, të cilat kërkonin ekspertë të teknologjisë informatike dhe të komunikimit, kishin vështirësi të gjenin staf adekuat. Sipas zyrës evropiane të statistikës – Eurostat, 9,5% e kompanive në BE raportuan se gjatë vitit 2021 rekrutuan ose po përpiqeshin të rekrutojnë specialistë të IT-së dhe komunikimit, ndërsa 62,8% prej tyre kishin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira.
Pas tyre pasojnë Luksemburgu (70,9%) dhe Holanda (70,4%), me një pjesë të konsiderueshme të bizneseve që përballeshin me të njëjtat vështirësi.
Vështirësitë që hasën kompanitë gjatë përpjekjes për të rekrutuar specialistë të teknologjisë informatike dhe të komunikimit ishin mungesa e aplikimeve, mungesa e kualifikimeve dhe përvojës përkatëse si dhe pritshmëritë e larta për paga.
Eskpertë të IT-së vështirë gjenden edhe në Ballkan
Megjithëse me një mesatare pak më të ulët sesa në BE, edhe kompanitë në vendet e Ballkanit përballen me vështirësi për të punësuar ekspertë të IT-së dhe komunikimit.
Sipas Eurostat-it, 67,8% e kompanive në Shqipëri kishin vështirësi të rekrutojnë staf në këtë profesion. Pas Shqipërisë vijnë Bosnjë e Hercegovina (64,5%), Maqedonia e Veriut (58,2%), Serbia (53,9%) dhe Mali i Zi (41,6%) me përqindjen më të lartë të kompanive në vështirësi për të gjetur punonjës të teknologjisë informatike dhe të komunikimit. Eurostat-i nuk ka të dhëna për Kosovën.
Teknologjia informatike dhe e komunikimit është bërë pjesë përbërëse e funksionimit të bizneseve. Shumica e kompanive synojnë të përshtatin punën me epokën e re digjitale dhe të shfrytëzojnë teknologjitë e reja për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, por edhe për të maksimizuar përhapjen dhe fuqizimin e markës.
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










