Integrimi
Kompania shqiptare-zvicerane zgjerohet në tregun evropian
Kompania shqiptare – zvicerane smartycom AG së fundi ka arritur një marrëveshje me kompaninë SONY, e cila përfaqësohet nga «Sony-Europe» në Evropë për distribuimin e produkteve të SONY-t në tregut zviceran përmes smartycom-it.
Marrëveshja përfshin:
-distribuimin e produkteve të SONY-t, duke përfshirë nga audio, e për të përfunduar në teknologjitë më të kohës, të sjella në treg nga SONY, si dhe:
-fuqizimin dhe shpërndarjen në mënyrë gjithëpërfshirëse në tregun zviceran të produkteve të SONY-t.
Kompania smartycom AG tashmë po bëhet brend në tregun zviceran, si një ndër kompanitë lider sa i përket distribuimit, duke qenë një ndër kompanitë më të kërkuara në vitin 2021-2022 të produkteve me emër në botë.
Smartycom po vazhdon rritjen e saj me hapa të sigurt dhe, krahas kësaj, kompania mëton që në vitin 2023 të zgjerojë aktivitetin e saj edhe nëpër shtetet e tjera evropiane, duke filluar me Gjermaninë, Austrinë dhe Lihtenshtainin.
Kompania smartycom gjithashtu përveç që është prezente në tregun zviceran, ajo operon suksesshëm edhe në tregun ballkanas, duke qenë e pranishme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Dhe, nga viti 2023 po ashtu pritet zgjerimi dhe shtrimi i rrjetit edhe në shtetet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari dhe Rumani.
Smartycom në asortimentet e saj që distribuon tani ka produktet, si: SONY, Celly, Ksix, Energizer, Holdit, defunc, Travel Blue, Anomeo, Lexingham, Contact, Pitaka, Choetech. Pritet të zgjerojë bashkëpunimin edhe me disa kompani prodhuese, të cilat do të jenë mjaft atraktive edhe për konsumatorët në tregjet ku do të operojë smartycom.
Smartycom dhe motoja e saj është: Shpejt, dinamike dhe arritje në kohë në treg.

Smartycom është njëra ndër kompanitë që është zhvilluar në mënyrë rapide në Zvicër, duke u listuar ndër kompanitë më të suksesshme në tregun zviceran sa i përket distribuimit.
Në portofolin tonë prekim diku 5-8% të qytetarëve në tregjet ku operojmë, ne synojmë të përfshijmë me produktet tona mbi 20 % te popullatës në ato vende ku arrijmë të depërtojmë, duke bërë që produktet tona në daily life të jenë prezente në shumicën e familjeve të shteteve përkatëse.
Kështu flet Basri Shkodra, CEO i smartycom, në zhvillimin dhe tregun zviceran ku operon aktalisht.
/Shkrim i sponzorizuar/
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












