Lajme
Kompania kosovare “Pro Real Estate”, model për respektimin e barazisë gjinore në punësim
Në “Pro Real Estate” përqindja e të punësuarve është 53.8% gra dhe 46.2% burra. Me respektimin e tillë të barazisë gjinore, kjo kompani po del të jetë model për bizneset në Kosovë.
Kosova është shtëpia e popullsisë më të re në Europë, me moshë mesatare 25 vjeç.
Kjo moshë mesatare e popullsisë është e lakmueshme nga plot vende të tjera të botës, të cilat “po vuajnë” për një rini të tillë. Kjo sepse mund t’i ofrojë shtetit shumë benifite, nëse vetëm kanë ide se si ta kthejnë në diçka profitabile.
E këtë fakt e ka kapur shumë mirë kompania kosovare “Pro Real Estate”, duke e kthyer në diçka shtesë që e identifikon kompaninë, sigurisht përveç kulturës së punës që i veçon.
Ekipi i kompanisë “Pro Real Estate”, tashmë me rreth 50 punonjës, ka një moshë mesatare 27 vjeç. Kësisoj, energjia dhe puna e palodhshme e ekipit është një nga pikat më të forta të kompanisë.
“Në një industri si kjo e jona, e njohur si industri e dominuar nga gjinia mashkullore, ne arritëm të rindërtojmë modelin tradicional të një kompanie, duke rritur përqindje e punonjësve të gjinisë femërore, madje duke e bërë atë me te madhe se gjinia e kundërt”, tregojnë nga kompania.
Në “Pro Real Estate” përqindja e të punësuarve është 53.8% gra dhe 46.2% burra. Me respektimin e tillë të barazisë gjinore, kjo kompani po del të jetë model për bizneset në Kosovë.
“Duke punuar me standarde të larta etike, duke demonstruar ndershmëri dhe drejtësi në çdo veprim dhe vendim, duke ndjekur përsosmërinë dhe duke e shtyrë njëri-tjetrin të jemi më të mirë çdo ditë, duke parë mundësi në vend të kufizimeve, duke tejkaluar pritshmëritë në çdo aspekt, kompania jonë do të vazhdojë të rritet”, thuhet nga “Pro Real Estate”.
Ndryshe, ky model i respektimit të barazisë gjinore nuk është aq i pranishëm në përgjithësi në Kosovë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dy të tretat e popullsisë në vend janë popullsi në moshë pune, ku përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5%. Punësimi më i lartë është tek meshkujt me 42.8%, ndërsa tek femrat është vetëm 15.9%./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











