Lajme
Komisioni parlamentar kërkon rivendosjen e testeve falas
Vendimi pro testimeve falas në këtë komision ishte 15 vota pro, 9 Kundër dhe një abstenim
Sipas Komisionit për Shëndetësi të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës (SGK-N), Qeveria Federale duhet sërish të rimbursojë kostot për testet e koronës.
Vendimi pro testimeve falas në këtë komision ishte 15 vota pro, 9 Kundër dhe një abstenim, siç bëjnë të ditur shërbimet parlamentare të premten, shkruan srf.ch.
Këshilli Federal, siç dihet, i kishte hequr testet falas që nga 1 tetori, transmeton albinfo.ch. Që në shtator, komisioni i Shëndetësisë i kishte bërë thirrje qeverisë së shtetit që të përmbahej nga ky hap.
Në një dispozitë tjetër, SGK-N dëshiron të përcaktojë që kantonet duhet të lëshojnë certifikatën për njerëzit që rezultojnë negativë në testet e rregullta në kompani, shkolla ose objekte të kujdesit.
Disa kantone deri më tani e kanë refuzuar këtë, duke përmendur problemet që dalin me rastin e zbatimit.
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















