Kosova
Komisioni Evropian kërkon roaming falas edhe për Ballkanin Perëndimor
Shtetet që mund të përfitojnë nga zgjerimi i zonës së roamingut janë: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia
Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se do të kërkojë nga Këshilli Evropian autorizim për të hapur negociatat me gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i bashkuar ato me zonën e roamingut të Bashkimit Evropian.
Në praktikë, kjo do tu bëjë të mundur udhëtarëve të përdorin internetin, të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe pa shpenzime shtesë.
Zona roaming e Bashkimit Evropian mundëson që qytetarët e saj të përdorin shërbimet e telefonisë mobile jashtë vendit brenda BE-së pa kosto shtesë, shkruan telegrafi.com. Më 1 janar, kësaj i janë bashkuar edhe Ukraina dhe Moldavia.
Nëse marrëveshja arrihet, “njerëzit që udhëtojnë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të bëjnë thirrje, të dërgojnë mesazhe ose të përdorin internetin pa shpenzime për roaming”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Megjithatë, kjo do të kërkojë kohë, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshtatin rregullat e roamingut sipas standardeve të BE-së dhe të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me secilin shtet anëtar.
Disa operatorë mobilë në BE dhe në Ballkanin Perëndimor tashmë kanë ulur tarifat për roaming, por këto janë ende vullnetare dhe jo të detyrueshme.
Tani, Këshilli Evropian duhet të miratojë mandatin e Komisionit përpara se të fillojnë negociatat bilaterale.
Shtetet që mund të përfitojnë nga zgjerimi i zonës së roamingut janë: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













