Lajme
Kolona të gjata në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë
Në orët e mbrëmjes gjendja me fluksin e automjeteve të udhëtarëve që po ikin në vendet ku ata jetojnë pas pushimeve në Kosovë po vazhdon të jetë me e lartë në pikat e kalimeve kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Qytetarët që frekuentojnë Merdarin duhet të presin në dalje deri në një orë, ndërsa kolona është e gjatë 60 metra. Ndërsa në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar pritjet janë 3-5 minuta dhe nuk ka kolonë.
Në dalje të pikës tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata 60 metra dhe pritjet janë 15-20 minuta. Ndërsa në hyrje të kësaj pike udhëtarët duhet të presin 10-15 minuta dhe kolona e automjeteve është 40 metra e gjatë.
Në të gjitha pikat e tjera të kalimeve kufitare, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas orës 20:00, nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet në hyrje-daljet e këtyre pikave janë nga 3 deri në 10 minuta.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












