Futboll
Koke: Nuk ishte e lehtë të fitonim ndaj Kosovës, të papërshtatshëm në futboll
Në një deklartë për media, mesfushori i Spanjës, Koke, ka thënë se furia e kuqe nuk e pati edhe aq të lehtë të fitonte kundër Kosovës, duke e qujtur ekip të papërshtatshëm, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të mërkurën në Sevilla, përcjell albinfo.ch.
Spanja e mundi Kosovën 3:1 në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit, duke ua shkaktuar dardanëve disfatën e dytë në dy ndeshjet e para në grup.
Pas një dominimi të madh të vendasve në gjysmë orën e parë, Dani Olmo e theu akullin duke e kaluar Spanjën në epërsi kur e ka Samir Ujkanin të shtangur me një goditje mahnitëse që përfundoi në këndin e lartë të majtë të portës.
Vetëm dy minuta më vonë, Ferran Torres e dyfishoi epërsinë e spanjollëve pasi e zuri mbrojtjen e verdhekaltërve në befasi.
Besar Halimi i dha Kosovës një fije shprese në minutën e 70, në një ndeshje të vështirë për të, kur e mposhti Unai Simonin nga rreth 40 metra largësi, pasi portieri spanjoll e kishte braktisur portën.
Por Gerard Moreno ia shoi shpresat Kosovës dhe ia siguroi fitoren e dytë Spanjës me një gol me kokë, pas një rivënieje nga këndi në minutën e 76-të.
Koke beson se Spanjës iu desh të punonte fort për ta arritur fitores kundër Kosovës, pas barazimit zhgënjyes 1:1 me Greqinë dhe fitores së vështirë 2:1 kundër Gjeorgjisë në dy ndeshjet paraprake.
“Nuk është e lehtë të fitosh në këtë fazë kualifikuese për Katar 2020, sepse të gjitha ekipet dëshirojnë të shkojnë në Kupën e Botës”, tha mesfushori i Atletico Madrid.
“Sot bëmë lojë shumë të mirë. Luajtëm fort për ta kërkuar golin kundër Kosovës por ende kemi vend për përmirësim”, shtoi ai.
Spanja është lidere e Grupit B me shtatë pikë, pas tri ndeshjeve, e ndjekur nga Suedia me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Greqia është e treta me dy pikë nga dy ndeshje.
Gjeorgjia është e parafundit me një pikë nga tri ndeshje, ndërsa Kosova e fundit pa pikë nga dy ndeshje.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës në Kanada Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri