Lajme
KMDLNJ: Ish-kryeprokurori Jack Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dorëheqjes së kryeprokurorit të dhomave të specializuara, Jack Smith.
Sipas KMDLNJ-së, Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë, të cilën vepër, sipas tyre, e ka kryer me mosveprim.
KMDLNJ kishte edhe shumë shqetësime të tjera në lidhje me punën e tashmë ish-kryeprokurorit Smith.
Reagimi i plotë
Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, e që është jashtë sistemit të drejtësisë së Kosovës, Jack Smith, dha dorëheqje, ndonëse bossi i EULEX- it ia kishte vazhduar mandatin edhe për katër vjet tjera. Për KMDLNj nuk është aspak me rëndësi se ku ka shkuar ky Prokrust i drejtësisë sa që janë të dëmshme dëmet që ua ka shkaktuar shtetasve të Kosovës , të gjithë shqiptarë sikur edhe vetë Kosovës. Pas rrjedhjeve të materialeve të ndjeshme nga kjo Dhomë e Specializuar për montim të fakteve dhe pengimin e hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente , pikërisht ky prokuror ka arrestuar dhe kërkuar përgjegjësi maksimale duke dënuar thuaja me dënim kapital Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn , secili nga 4. 6 vjet për një vepër për të cilën përgjegjësi konkrete ka Jack Smith. Pasi asnjëherë nuk janë zhvilluar hetimet se si rrodhën këto dokumente , KMDLNj dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para , ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe sikur që rrjedhja e këtyre materialeve është keqpërdorur nga Jack Smith si përshpejtues për arrestim të Hashim Thaçit , Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Jack Smith bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021 ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbindërtuar me “dëshmi” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë. Me këtë presion kohor , e rrezikoi mbrojtjen efektive të të akuzuarve duke hyrë në ujrat e diskriminimit përmes vazhdimit përtej arsyes të masës së paraburgimit. Po ky prokurir kërkoi mbi 1860 orë për të prezantuar aktakuzën kohë që është më shumë se thuaja për të gjithë të dënuarit e Tribunalit për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë. Ky prokuror nuk mori asnjë vendin në favor të të akuzuarve , as te masa e paraburgimit , as te mundësia e zëvendësimit të kësaj mase e as te trajtimi shëndetësor. Në mënyrë të paskrupullt dhe joprifesionale mëshehu provat shfajësuese për të akuzuarit dhe me shumë vonesë dorëzoi provat e kërkuara nga mbrojtja. Pra , bëri të pamunduren të pengojë mbrojtjen e të akuzuarve.
Në kohën kur të krijohen rrethanat normale për një hetim të pavarur, të paanashëm dhe të pandikuar politikisht, do të krijohen edhe kushtet për përcaktimin e përgjegjësisë për këtë Prokrust të drejtësisë, i cili jo që nuk bëri asgjë për hetimin se si u realizua rrjedhja e dokumenteve të ndjeshme nga tavolina e zyrës së tij, por se duket me mosveprim ka penguar këto hetime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














