Muzikë
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Vatra” në Bülach
Ansambli i këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve në Zvicër "Vatra" për vite me radhë ruan vlera kulturore e kombëtare
“Vatra” është në mesin e ansambleve më të mëdha dhe me organizmet më të shpeshta në Zvicër. Ky ansambël zotëron numër të lartë të anëtarëve dhe ka një gjithëpërfshirje jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë.
Si nevojë e ruajtjes dhe promovimit të kulturës e traditës shqiptare këtu në Zvicër, në nëntor të vitit 1994, atëbotë si pjesë e Klubit Kulturor Vatra në Bülach ZH, u themelua Ansambli i Këngëve dhe Valleve (AKV) “VATRA”, për të vazhduar pastaj aktivitetin e tij deri në ditët e sotme.
Ansambli «Vatra» për vite me radhë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër, si promovuese e kulturës së mirëfilltë shqiptare në Zvicër.
“Ndihem mirënjohës e falënderues për secilin prej anëtarëve, duke filluar nga ata më të vegjëlit që janë e ardhmja jonë, grupin e të rriturve që gjithmonë sjellin ide të reja, e pastaj edhe prindërit që luajnë rol të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve tona. Vlen të theksohet që ekzistenca e këtij ansambli varet tërësisht nga të hyrat vetjake, si p.sh. pagesa e anëtarësisë, pjesëmarrja në organizime të ndryshme etj.”, tregon kryetari i këtij ansambli, Lulzim Krasniqi.
Ky ansambël gjatë vitit 2022 organizoi promovimet e librave «Çerekshekulli i Ansamblit Vatra», e më pas atë të z. Nusret Pllana e z. Agim Alickaj «Mos Harro Kurrë».
“Këtë vit ansambli Vatra për shkak të kohës së pamjaftueshme nuk do të arrijë të organizojë program kulturor kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës, por do ta festojmë jubileun e 30-të të themelimit të Klubit Kulturor Shqiptar Vatra, në kuadër të të cilit edhe ne filluam me aktivitetet tona, festë kjo që do mbahet më 18 mars 2023, në Bülach ZH”, tregon Krasniqi.
Aktualisht ansambli “Vatra” numëron mbi 70 anëtarë aktivë, të ndarë në tri grupe. (grupi i fëmijëve, i të rriturve dhe i këndimit).
Të pyetur nga revista Albinfo.ch se sa është interesimi i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër t’i ndjekin organizimet që i prezanton ansambli para audiencës, përgjigjja ishte se pa dyshim është i madh.
“Falë punës, përkushtimit, seriozitetit dhe paraqitjeve tona të njëpasnjëshme, ku vlen të theksohet së fundmi pjesëmarrja në Festivalin «Eidgenössischen Schwing- und Älplerfests (ESAF) 2022», mbajtur në Pratteln BL, ne jemi të njohur edhe përtej rajonit të Zürichut. Kjo ka bërë që në organizimet tona të kemi shumë të pranishëm”, tha Krasniqi.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?