Lajme
Hapet pika shkollore në Flamat të Kantonit të Freiburgut
Të premten e kaluar edhe nxënësit e “Shkollës Shqipe” në Flamat të Kantonit të Freiburgut filluan me orët mësimore në gjuhën shqipe
Bëhet e ditur se në Flamat të Kantonit të Freiburgut filluan me orët mësimore në gjuhën shqipe, njofton albinfo.ch.
Pas angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, u arrit të hapet edhe një pikë e re. Pas një angazhimi dhe bashkëpunimi me prindërit e këtij rrethi, të premten e kaluar, më 23 shtator, hapi dyert edhe “Shkolla Shqipe” në Flamat të kantonit të Freiburgut, për fëmijët shqiptarë.

Si çdo nismë ka vështirësitë e saj, por edhe në këtë rrethinë ku jetojnë me vite shqiptarët, interesimi është i dukshëm. Vlen të përmendet në shenjë falënderimi bashkëpunimi me Drejtorinë e shkollës në Flamat si dhe angazhimi i disa prindërve që sa më shpejt fëmijët e tyre të fillojnë me mësimin në gjuhën amtare. Dhe, për këtë arsye mësimi filloi javën e kaluar, por në ndërkohë janë paraqitur edhe fëmijë të tjerë, të cilët do t`iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre me qëllim që ta mësojnë gjuhën e tyre amtare.
Fakt është se “Shkolla shqipe” në Zvicër i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. Përkushtimi dhe angazhimi i veçantë me prindërit shqiptarë kanë dhënë në këto 3-4 vjetët e fundit edhe frutat e saj. Hapja e shkollave të njëpasnjëshme kanë tubuar me qindra e qindra nxënës në kuadër të pikave shkollore në 17 kantone të Zvicrës.

Vaxhid Sejdiu
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












