Lajme
Kjo komunë në Kosovë ofron shërbime për bashkatdhetarët edhe të shtunave
Që nga fillimi i këtij muaji bashkatdhetarët e Komunës së Vushtrrisë do të mund të marrin shërbime administrative edhe të shtunave, në sportele të veçanta të dedikuara për ta.
Për këtë Komuna e Vushtrrisë ka vendosur të zgjasë orarin e nëpunësve të saj dhe ka hapur katër sportele, ku mërgimtarët do të mund të pajisen me dokumentacionet e nevojshme, përcjell Albinfo.ch.
E gjithë kjo po bëhet për t’u ikur vonesave që mund të hasin gjatë kërkesave për t’u pajisur me dokumentacione të nevojshme.
Të shtunën, administratën komunale i vizituan kryetari i Komunës, Ferit Idriz dhe drejtoresha e Administratës, Hava Rruka-Mlinaku.
Të dytë shprehen gatishmërinë që këta muaj të jenë sa më të lehtë për mërgimtarët.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, është shprehur i bindur se me zgjatjen e orarit qytetarët do të kryejnë më lehtë punë në komunë.
Me këtë rast, Idrizi tha se po jetësohet një premtim i tij në fushatë, teksa u zotua se do të ketë një përkushtim të vazhdueshëm për diasporën.
E drejtoresha e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, Hava Rruka-Mlinaku, tha se këto shërbime do të jenë të hapura deri më 30 shtator, atëherë kur llogaritet se ka më pak mërgimtarë në Kosovë.
“Ky shërbim do të jetë i hapur nga data 1 qershor deri më 30 shtator, pra për muajt veror sa i kemi mërgimtarët këtu. Të gjitha përgatitje janë bërë, pra që nga sot zyrtarët e Administratës janë në detyrë për t’u ofruar shërbime”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












