Lajme
Kjo është vetura më e shitur në Zvicër
Toyota është pa dyshim marka më e popullarizuar në botë
Rëndësia e veturave në ditët e sotme është e padiskutueshme. E njerëzit vazhdojnë t’i blejnë automjetet e tyre në bazë të preferencave që ata kanë.
Megjithatë, në varësi të vendit ku jetojnë, nevojat për një lloj të caktuar makine ndryshojnë.
E cilat janë veturat më të shitura në shtetet e ndryshme e tregon ky infografik i siguruar nga Visual Capitalist, i cili është nënshkruar nga Budget Direct Car Insurance dhe bazohet në rezultatet e shitjeve të vitit 2019.
Një vështrim i parë në grafikë zbulon se Toyota është pa dyshim marka më e popullarizuar në botë. Toyota është marka më e shitur në 41 vende. Vlen të përmendet këtu se Toyota Corolla ishte gjithashtu modeli më i shitur në botë, dhe fitoi titullin më të shitur në pesë vende. Sidoqoftë, mbreti i vërtetë është Toyota Hilux, e cila është më e shitura në 16 vende të botës dhe është veçanërisht e popullarizuar në hemisferën jugore.
Ndërkohë, sipas këtij sondazhi, vetura më e shitur në Zvicër është Skoda Octavia, modeli Sedan, ashtu si shumica e vendeve të Evropës Qendrore, shkruan albinfo.ch.
E në Kosovë duket se vetura më e shitur është Dacia Sandero. Sa i përketë vendeve tjera si Sllovenia, vetura kombëtare është Renault Clio, Kroacia, BiH dhe Serbia kanë një të preferuar, Skoda Octavia. Kurse për Shqipërinë nuk ka të dhëna zyrtare.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















