Lajme
Kjo është paga mujore e pilotëve në Zvicër
Paga e dytë më e lartë në Zvicër
Para pak ditësh Zvicra ka lëshuar librin e saj vjetor të pagave, që përshkruan pagën mesatare në Zvicër, ato që paguhen më shumë dhe më pak, transmeton albinfo.ch.
Libri botohet çdo vit dhe merr parasysh pagat në gjithë vendin nga një larmi burimesh.
“Përafërsisht 9400 detaje vijnë nga kontratat kolektive të punës, si dhe rekomandimet, statistikat”, tha Livia Tosoni, autori i librit të pagave.
Tosoni tha se gjetjet e studimit nuk tregojnë ndikimet e mëdha të pandemisë.
Bazuar në njohuritë e sotme, zhvillimi i pagave nga 2020 në 2021 ishte më i ulët se në vitet e tjera.
Por ajo çfarë duhet të theksohet se pilotët në Zvicër janë puntorët më të paguar, pavarësisht ndikimeve të koronavirusit – duke marrë në page mujore 8,365 deri në 9,361 franga, varësisht nga destinacioni që udhëton, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, ashtu si vitet e mëparshme, puna më e paguar në Zvicër është një Zyrtar Kryesor Financiar, i cili ka një pagë mesatare mujore prej 14,231 franga. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 Albanian Engineering of Switzerland (AES) ka prezantuar tre të nominuarit përfundimtarë për edicionin e dytë të... -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime














