Lajme
Kjo është Audi e re elektrike, që vjen së shpejti
Menjëherë pas E-Tron GT, një tjetër risi elektrike vjen nga Audi Q4 e-tron, e cila po vjen në skenë muajin tjetër dhe sjell gjithçka që tregohet me risinë e përmendur më parë, por në një paketë crossover, përcjell albinfo.ch.
Brenda kësaj Audi-e pra, është kabina digjitale, dhe sjell ekranin e famshëm 10.1 inç të sistemit MMI, opsionalisht me një diagonale prej 11.6 inç. Ekziston gjithashtu asistenti që i përgjigjet fjalës “Hej, Audi”, por gjithashtu se ekrani head-up sjell teknologjinë AR në kabinën.
Ky i fundit do të projektojë një seri informacioni, përfshirë udhëzimet e vozitjes, në xhamin e përparmë. Konkretisht, elementët projektohen në rreth 10 metra nga shoferi, në një fushë diagonale rreth 1.8 metra.
Teknika është ende e panjohur, por llogarisni që edicioni i lartë të ketë 306 kuaj fuqi, me një bateri 82 kWh, që do të thotë një distancë prej rreth 500 km.
Nëse kthehemi te çmimi, disa media gjermane thonë se do të jetë pak më i lartë se 40,000 euro.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












