Lajme
Kishte hequr dorë nga pensioni por “bëhet pishman”: Miliarderi Blocher merr 2.7 milionë franga
Ish Këshilltari Federal Federal Christoph Blocher ka hequr dorë nga pensioni i tij që kur u votua në 2007. Tani ai e dëshiron atë: 2.7 milionë franga dhe menjëherë.
Christoph Blocher ka qenë Këshilltar Federal (ministër) nga SVP në periudhën 2003 – 2007 para se të detyrohej të hiqte dorë nga posti i tij përmes një vote historike mosbesimi. Ideologu dhe “babai shpirtëror” i SVP pati hequr dorë nga pensioni i tij si këshilltar federal që nga zgjedhja e tij, shkruajnë mediat zvicerane.
Pensioni i tij do të bënte 225.000 franga në vit. Tani Blocher dëshiron të marrë në mënyrë retroaktive pensionet e tij të munguara raporton gazeta “Schweiz am Wochenende”.
Gazeta ka cituar një burim të sigurt dhe ka shkruar se Blocher e kishte konfirmuar kërkesën, transmeton albinfo.ch. Miliarderi 79-vjeçar i kërkon gjithashtu të gjitha paratë menjëherë: dhe ato janë gjithsej 2.7 milionë franga.
Opinioni zviceran kryesisht e gjykon këtë veprim të ish ministrit, nisur nga fakti se ai është miliarder dhe kishte hequr dorë vullnetarisht nga pensioni, shkruan albinfo.ch.
Nuk është e qartë arsyeja përse Blocher pikërisht tani po kërkon pensionin e tij. Gazeta e përmendur përmend dy arsye të mundshme për këtë: Së pari, mosha e Blocher-it, ai do të bëhet 80 vjeç këtë vit. Një ish ministër federal ka të drejtë për pension për aq kohë sa të jetë gjallë. Nga ana tjetër, gazeta spekulon se kriza e tanishme po prek edhe vetë Blocherin, sado i pasur që është. Pasuritë e tij përbëhen kryesisht nga aksione të kompanive dhe pasuri të paluajtshme, përcjell albinfo.ch. Për të paguar taksat e tij të pasurisë këtë vit, ai mund të ketë nevojë për paratë e pensionit të tij të Këshillit Federal. Sepse në këtë mënyrë, Blocher nuk do të ketë nevojë të shesë aksione të kompanisë ose të marrë kredi.
Pretendimi prapaveprues (retroaktiv) është i diskutueshëm
Vetë Blocher ishte një nga kritikët e pensionit për këshilltarët federalë që pensionoheshin. Tani ai padyshim dëshiron të përfitojë vetë nga kjo mundësi. Megjithatë, është e diskutueshme nëse ai mund të tërheq shumën e parave që nuk ishin tërhequr më parë në mënyrë retroaktive.
Sipas Kancelarisë Federale, pensionet asnjëherë deri më tani nuk janë paguar në mënyrë prapavepruese. Por, kjo fushë nuk është e rregulluar qartë me ligj. Pas këtij rasti, duhet të bëhet një gjë e tillë, për të parandaluar që paratë të tërhiqen në mënyrë retroaktive.
Prandaj, kërkesa e Blocherit mund të dështonte. Këshilli Federal me sa duket është ndjerë keq nga kërkesa e Blocher. Sepse, sipas gazetës, 2.7 milion franga që duhet t`i jepen, përbëjnë një peshë të madhe për fondin e pensioneve të Këshillit Federal. Me 20 ish këshilltarë federalë (ministra të pensionuar), kostot vjetore për pemnsionet e tyre është rreth 4,5 milionë franga.
Ndërkohë, siç mearrin vesh gazeta t “20 Minuten” dhe “Blick”, Këshilli Federal ka vendosur pozitivisht: Miliarderi Blocher do të marrë 2.7 milionë frangat e pensionit nga i cili njëherë kishte hequr dorë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













