Shëndetësi
Kirurgët nga Suedia kryejnë operacione të pacientëve në QKUK
Kirurgë plastikë dhe anesteziologë, po qëndrojnë në QKUK dhe po trajtojnë pacientë.
Kështu ka njoftuar QKUK duke thënë se qëndrimi i ekipit mjekësor po bëhet në bazë të një bashkëpunimi mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, i cili ka nisur më 2001.
Kirurgët kosovar dhe ata të Suedisë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, këtë javë, kanë kryer tri operacione mikrokirurgjike.
Drejtori i Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zenë Buja ka thënë se bashkëpunimi me kirurgët suedezë është i suksesshëm.
“Bashkëpunimi me mjekët suedezë daton që nga viti 2001 është një bashkëpunim shumë i mirë, shumë i suksesshëm, për arsye se ky ekip i mjekëve suedezë na ka ndihmuar shumë, si në aspektin e ngritjes sonë profesionale, poashtu na kanë ndihmuar edhe me pajisje mjekësore”, tha Buja.
Doktori Erkki Torpilla, nga Suedia, tregoi për qëllimin e ekipit që ai drejton.
“Qëllimi dhe misioni ynë është që të japim leksione për kolegët tanë kirurgë plastikë. Fillimisht kemi bërë konsultime për vështirësitë rreth rasteve të operimeve plastike. Gjithashtu, kemi bërë shumë vizita dhe kemi dhënë rekomandime për kolegët tanë se si të veprohet ose jo. Kemi kryer operacione ku kemi menduar se ka përfitime në aspektin edukativ”, tha Torpilla.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














