Lajme
Kinë: Alarm për tajfun, evakuohen mbi 600 mijë njerëz
Më shumë se 600,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa Kina po përgatitet për mbërritjen e tajfunit Bavi, i cili pritet të godasë qytetin Wenzhou në lindje të vendit.
Raportohet se tajfuni kishte kaluar më parë nëpër Tajvan dhe Ishujt Sakishima në Japoninë jugore.
Bavi vazhdon të ngadalësohet dhe të dobësohet në rrugën e tij drejt veriperëndimit mbi dete më të ftohta, mirëpo mbetet ende i rrezikshëm, për shkak të vëllimit të madh të lagështisë që mban brenda brezit të tij të reshjeve, i cili është afërsisht sa madhësia e Francës, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Japonia dhe Tajvani deri më tani nuk kanë raportuar vdekje si pasojë e kalimit të tajfunit, por në Filipine, 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













