Lajme

Kina ‘zbulon’ ilaç që zgjat jetën

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës. Përbërja kimike, e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat, mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike, si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur. Rezultatet e studimit u publikuan në “Nature Metabolism”.

Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe përmirësim të mëlçisë së dhjamosur.

Pas një muaji trajtim me “aldometanib”, minjtë përmirësuan formën e tyre fizike, duke humbur masën dhjamore dhe pas një viti ata ishin më rezistentë në ecje dhe kishin forcë më të madhe shtrëngimi.

“Aldometanib” funksionon duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë, e quajtur AMPK dhe që është e pranishme në çdo qelizë eukariote dhe aktivizohet natyrshëm kur furnizimet me glukozë janë të ulëta. Ilaçi parandalon që një derivat metabolik i glukozës të lidhet me aldolazën një enzimë që zbërthen sheqernat për energji. “Aldolaze është si një palë gërshërë,” shpjegon Sheng-Cai Lin, një nga autorët: “Kur nuk gjen ind për të prerë, aktivizon AMPK”, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Krahasuar me metforminën tashmë ekzistuese, një ilaç që aktivizon enzimën AMPK dhe përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, aldometanib funksionon më mirë në uljen e niveleve të glukozës. Ilaçi i ri kinez është se mund të veprojë gjithashtu në muskujt skeletorë, inde që kontribuojnë ndjeshëm në masën trupore dhe reduktojnë nivelet e glukozës.