Lajme
Kina paraqet rrezik të madh për shtëpitë automobilistike evropiane
Makinat elektrike (EV) që prodhohen në Kinë janë rreziku më i madh për shtëpitë automobilistike europiane dhe mund t’u kushtojnë atyre 7 miliardë euro (7.7 miliardë dollarë) në vit në fitime të humbura deri në vitin 2030, nëse politikëbërësit nuk marrin masa, sipas një raporti të Allianz Trade.
Raporti i publikuar të martën nga njësia e kompanisë gjermane të sigurimeve, Allianz, shkruan se politikëbërësit duhet të përballen me sfidën e tarifave reciproke për makinat e importuara nga Kina, të bëjnë më shumë për të zhvilluar materiale dhe teknologji për bateritë e automjeteve elektrike dhe të lejojnë shtëpitë automobilistike kineze të ndërtojnë makina në Europë.
Shtëpitë automobilistike europiane do të përballen me një kërcënim të dyfishtë – perspektiva e rënies së shitjeve të automjeteve të tyre në Kinë, ku prodhuesit vendas të makinave elektrike po rrisin pjesën e tregut, dhe rritja e shitjeve të automjeteve elektrike kineze të importuara – të prodhuara nga shtëpitë automobilistike kineze apo perëndimore.
Shtëpitë automobilistike globale janë zotuar të kthehen në Kinë, me një numër të madh automjetesh elektrike në një treg në zhvillim të shpejtë, ku presioni për uljen e çmimeve po rritet gjithnjë e më shumë.
Tregu i “mbytur” me SUV tërësisht elektrike në Kinë po ushtron presion te prodhuesit vendas të makinave që të eksportojnë më shumë automjete në Europë.
Sipas studimit të Allianz Trade, importet kineze të automjeteve elektrike mund t’i kushtojnë Bashkimit Europian më shumë se 24 miliardë euro në prodhim ekonomik në vitin 2030, ose e barabartë me 0.15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të bllokut.
Por “ekonomitë e varura nga sektori automobilistik i Gjermanisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke mund të pësojnë një goditje edhe më të madhe”, nga 0.3% deri në 0.4% të PBB-së, lexohet në raportin e titulluar “The Chinese challenge to the European automotive industry” (Sfida kineze në industrinë automobilistike europiane”.
“Çmimi është i lartë për industrinë e automobilave të Europës: katër në pesë makina të shitura në Europë janë montuar në vend”, shton raporti.
“Europa është edhe fuqia globale e eksporteve në këtë sektor, ku tregu i automobilave gjeneron çdo vit mes 70 deri në 110 miliardë euro suficit tregtar për ekonominë europiane në dhjetë vjetët e fundit”.
Raporti shkruan se Inflation Reduction Act (IRA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë Europën një objektiv për eksportet kineze.
Ndërkohë që Europa mbetet relativisht e hapur ndaj importeve të automjeteve elektrike – Tesla, për shembull, përfaqëson 20% të shitjeve të makinave tërësisht elektrike në Europë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të bëhen një treg gjithnjë e më i vështirë për të hyrë nga makinat kineze”, për shkak të IRA – shkruan raporti./ Reuters & Allianz
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit













