Kosova
KFOR-it të Zvicrës i kërkohet qëndrimi në Kosovë deri më 2026
Këshilli Federal i Zvicrës ka kërkuar që misioni i Ushtrisë së Zvicrës (Swisscoy) në Kosovë të zgjatet edhe për tre vjet, deri në fund të vitit 2026, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën Qeveria e Zvicrës ia ka kaluar Parlamentit për aprovim kërkesën përkatëse.
Qeveria e shtetit dëshiron gjithashtu të drejtën për të rritur kontingjentin zviceran në forcën shumëkombëshe të KFOR-it të NATO-s me një maksimum prej 30 trupa gjatë mandatit, thuhet në kumunikatën e qeverisë.
Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatshmëri, ka arsyetuar kërkesën e vet, Këshilli Federal. NATO dëshiron të vazhdojë misionin e KFOR-it për sa kohë që marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë normalizuar.
Rreziqe të reja nga lufta në Ukrainë
Këshilli Federal ka argumentuar tutje se lufta në Ukrainë përbën gjithashtu rreziqe në rritje të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Misioni i ndërtimit të paqes mbetet i domosdoshëm dhe i shërben stabilitetit të të gjithë rajonit. Zvicra ka interes të drejtpërdrejtë për paqen në Kosovë.
Qeveria e shtetit iu referua edhe konsideratave për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n. Ajo gjithashtu arsyetoi nevojën për më shumë liri veprimi për sa i përket madhësisë së kontingjentit me situatën e ndryshuar të sigurisë në Evropë: vendet anëtare të NATO-s mund të ndjehen të detyruara të rrisin angazhimin e tyre në Evropën Lindore dhe ta zvogëlojnë atë në Kosovë, shkruan sda.ch. Prandaj, Zvicra mund të jetë në gjendje të përfshihet më shumë në misionin e KFOR-it.
Në këtë mënyrë, Zvicra po dëshmon se po merr pjesën e saj të përgjegjësisë, thuhet në komunikatë. Ajo po e bën këtë “në një kohë kur NATO është e angazhuar për të adresuar sfidat që lidhen me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”.
Swsscoy aktualisht ka një numër prej 195 pjesëtarësh të ushtrisë. Parlamenti duhet të miratojë operacionin, sepse ai zgjat më shumë se tri javë dhe përfshin më shumë se 100 trupa të ushtrisë. Mandati aktual skadon në fund të vitit 2023.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










