Kosova
KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me dërgimin e ushtarëve në Kosovë
Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë kanë marrë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përgjigjen ndaj kërkesës për dërgimin në Kosovë të deri 1.000 ushtarëve dhe policëve nga Serbia.
Përgjigjja është marrë nga përfaqësuesit e Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes teknike ushtarake, të premten, më 6 janar, në pikën kufitare Merdar, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Kjo ministri nuk ka specifikuar se çfarë i është përgjigjur KFOR-i ndaj kërkesës së Serbisë, por ka thënë se dokumenti i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ushtria e Serbisë, natën mes 15 dhe 16 dhjetorit të vitit të kaluar i ka dërguar një e-mail zyrës së KFOR-it, me kërkesë për dërgimin e deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Për kthimin e forcave serbe në Kosovë “vendos KFOR-i”, jo Beogradi
Serbia ka marrë vendimin lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë si reagim ndaj, siç pretendojnë autoritetet në Beograd, pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Beogradi zyrtar, në adresimin e kësaj kërkese, i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999.
Dërgimi i kërkesës ndodhi në ditët kur u shtuan tensionet në veri të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, gjë që Beogradi zyrtar e refuzon.
Përfaqësues të komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Më 8 dhjetor, autoritetet e Kosovës vendosën të dërgojnë forcat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë popullatën shumicë.
Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri
Më pas, më 10 dhjetor, grupe të serbëve bllokuan rrugët duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat u vendosën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-policin serb Dejan Pantiq, me dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Autoritetet e Kosovës u përpoqën të organizojnë zgjedhje lokale në veri të Kosovës si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
Heqja e barrikadave filloi më 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 5 janar KFOR-i largoi automjetet e fundit që bllokonin rrugët në veri të Kosovës./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













