Kosova

KFOR: Dialogu zgjidhja e vetme për situatën në veri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të ulur Kosovën dhe Serbinë në tryezën e negocimit.

KFOR u shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë për të arritur stabilitetin dhe ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, u bë e ditur se po vazhdojnë kontaktet dhe koordinimet me bashkëbiseduesit lokalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), me misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me Ministrinë serbe të Mbrojtjes.