Lajme
Këto janë vendimet që mori sot Këshilli Federal i Zvicrës
Zvicra dhuron 4 milionë vaksina AstraZeneca dhe bën planin e mbrojtjes për vjeshtë. Në vazhdim, një përmbledhje e shkurtër e vendimeve më të rëndësishme
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka informuar për vendimet e fundit të Këshillit Federal për koronën në konferencën për media të mbajtur pak më parë, në Qendrën Federale të Mediave, në Bernë.
Në hapje të konferencës, gazetarëve u është sugjeruar se, në frymën e zbutjes së masave, ata mund të heqin maskat. Shembullin e parë për këtë e ka dhënë vetë Berset, i cili e ka hequr maskën dhe në vazhdim, gazetarëve u është drejtuar pa maskë.
Në vazhdim, një përmbledhje e shkurtër e vendimeve më të rëndësishme:
Këshilli Federal ka hartuar një plan me tri faza për vjeshtën dhe dimrin. Në varësi të asaj se sa e suksesshme do të jetë kuota e vaksinimit dhe sa mutacione të koronavirusit do të ketë, skenarët parashikojnë edhe masa kufizuese, transmeton albinfo.ch
Këshilli Federal ka vendosur t`ia japë katër milion doza të vaksinës AstraZeneca programit të ndihmës Covax të OKB. Ndërkaq, Zvicra mban për përdorim të brendshëm 1.3 milion doza të vaksinës në fjalë.
I pyetur nga gazetarët se a nuk është e ndieshme që Zvicra të dhurojë vaksinat që nuk ia ka miratuar për përdorim në vend, Berset është shprehur: “Unë gjithmonë kam thënë AstraZeneca është një vaksinë e shkëlqyeshme”.
“Mos miratimi i saj nuk ka ndodhur se kjo vaksinë ishte e keqe, por sepse shumë pak të dhëna ishin në dispozicion. Shpërndarja e këtyre dozave të vaksinave është një kontribut që mund të japim për vendet më të varfra. Sepse nuk na lejohet akoma të injektojmë këtë vaksinë “.
Alain Berset me këtë rast ka këshilluar zvicearnët që ende nuk janë vaksinuar, të mos udhëtojnë në Rusi për të mbështetur ekipin kombëtar në çerekfinalet e Evropianit të futbollit.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













