Lajme

Këto janë shtetet më të rrezikuara nga tërmetet

Disa vende të botës janë më të prirura të preken nga tërmetet se të tjerat.

Tërmeti që ndodhi sot në Turqi, na rikthen tek të dhënat shkencore që tregojnë se cilat vende janë më të prekura nga tërmetet. Disa vende të botës janë më të prirura të preken nga tërmetet se të tjerat.

Japonia është një prej vendeve më të ndjeshme ndaj aktiviteteve tektonike dhe tërmeteve, duke u bërë e para në listë.
Më 11 mars 2011 atje ndodhi tërmeti me bilancin më të rëndë, prej thuajse 20 mijë viktimash. Tërmeti shkaktoi edhe tsunamin që goditi impiantin bërthamor të Fukushimës, përcjell Albinfo.

Indonezia është një tjetër vend në krye të vendeve më të prekura nga tërmetet. Ky shtet përjeton tërmete me fuqi mbi 6 ballë thuajse çdo vit, duke qenë një nga vendet më të prekura nga lëkundjet në botë. Në 2018-n, 9 tërmete tronditën vendin, duke marrë disa mijëra jetë njerëzish.

Një histori të gjatë tërmetesh shkatërruese, që kanë marrë mijëra jetë, e ka edhe Kina. Në vitin 2008, një lëkundje 7.9 ballë tronditi provincën Siçuan dhe la mbi 87 mijë të vdekur. Ishte një ndër tërmetet më fatale të të gjitha kohërave.

Me pozicionin përgjatë Unazës së Zjarrtë të Paqësorit, Filipinet janë një nga vendet që preket më shpesh nga tërmetet në botë. Si pasojë e pozitës gjeografike malore, tërmetet shkaktojnë shpesh herë edhe rrëshqitje toke.

Irani është një tjetër vend që herë pas here lëkundet nga tërmetet për shkak të vendndodhjes mes shumë pllakave arkitektonike. Më i rëndi ka qenë ai i vitit 1990 në provincën e Gilanit, që mori mbi 40 mijë jetë njerëzish.

Lista me 10 vendet më të cenueshme nga tërmetet plotësohet nga: Turqia, Peruja, Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Meksika./Albinfo.ch/