Kosova
Këto do të jenë pagat e reja për mjekët dhe policët në Kosovë
Mediat raportojnë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur vlerën e koeficientit të pagave, që deri më tani kishte qenë “mister”, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se koeficientit për këtë vit është 105, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm planifikohet të jetë 110.
Kryeministri tha se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.
Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.
Paga e mjekëve sipas përllogaritjes së koeficientit 7.4 del të jetë 777€.
Ndërsa, në 12 për doktorët specialistët, 1,260 euro. Kryeinfermieri do të paguhet 672 euro, ndërsa infermierët nga 588 deri në 535.5
Drejtori i përgjithshëm i policisë ka koeficientin 14.5 (1,522 euro), zv.drejtori i përgjithshëm 12.8 (1,344 euro), ndërsa Drejtori i Departamentit në Polici ka 11.2 (1,176 euro). Këto tri pozita paguhen në bazë të funksionit dhe jo të gradës.
Ndërsa koloneli, që është grada më e lartë në polici do të paguhet me koeficientin 10.2 (1,071 euro), nënkoloneli 9.2 (966 euro), majori 8.2 (861 euro), kapiteni 7.4 (777 euro), togeri 7 (735 euro) dhe rreshteri 6.4 (672 euro).
Ndërsa policët që nuk kanë gradë do të paguhen: Polici i lartë me koeficientin 5.9 (619 euro), Polici me koeficientin 5 (525 euro), Polici i ri 4.5 (472 euro) dhe kadeti policor me koeficientin 2 (210 euro).
Në Ushtri, komandanti do të ketë koeficientin 15 apo 1575 euro, ndërsa paga më e ulët do të jetë për rekrutin/kadetin e FSK-së me koeficient 2, që është edhe paga më e ulët në vend, 210 euro.
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve do të ketë pagë 735 euro, zjarrfikësi 525 euro, zjarrfikës praktikant 420 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











