Lajme
Këta janë hapat lehtësues të radhës që propozoi sot Qeveria e Zvicrës
Këshilli Federal do të vendosë përfundimisht për hapat e propozuar sot, më 23 qershor
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur që të lëshojë në konusltim hapa të mëtejshëm të relaksimit të masave kundër koronavirusit. Ai, këta hapa si propozime po i prezanton në konferencën për media që po mbahet në këtp çaste në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Këto janë propozimet për lehtësim që mund të hyjnë në fuqi nga e hëna, 28 qershor 2021:
Detyrimi për maskë
Detyrimi i përgjithshëm për maskë propozohet të hiqet edhe në vendet e punës. Megjithatë punëdhënësit duhet të sigurojnë mbrojtjen e punonjësve të tyre.
Por, detyrimi për maskë duhet të zbatohet edhe më tutje në restorante ose në pikat e shitjes me pakicë.
Mund të hapen sallat e diskotekave dhe të vallëzimit për njerëzitqë kanë certifikatë Covid. Hiqet detyrimi për maskë.
Madhësia e grupeve në ambientet e jashtme të restoranteve tani do të jetë e pakufizuar gjegjësisht hiqet kufizimi i personave që ulen në një tavolinë
Ndërsa brenda, në një tryezë mund të ulen maksimalisht gjashtë persona.
Rriten kapacitetet e pranisë për dyqane, aktivitete të kohës së lirë dhe ambiente sportive
Maksimalisht 3,000 njerëz mund të marrin pjesë në këto aktivitete kur ato zhvillohen brenda dhe 5,000, jashtë, transmeton albinfo.ch.
Barnatoret dhe shitësit me pakicë do të lejohen të shesin vetë-teste.
Qeveria Federale vazhdon të mbulojë vetëm shpenzimet për pesë vetë-teste në muaj nga farmacitë, por vetëm për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar.
Kohëzgjatja e efektivitetit të vaksinimit duhet të përcaktohet në më shumë se gjashtë muaj – për këtë, Këshilli Federal merr vlerësimin e komisionit për çështjet e vaksinimit.
Hyrja / kthimi në Zvicër bëhet më e lehtë
Hiqet detyrimi i karantinës për njerëzit që hyjnë nga zona Shengen ndërsa hiqet po ashtu ndalimi i hyrjes nga vendet e treta për personat e vaksinuar.
Lista aktuale e rreziqeve e Zyrës Federale të Shëndetit Publik është duke u zvogëluar dhe përmban vetëm shtete ose zona në të cilat qarkullojnë variante të reja të virusit që janë shqetësuese për Zvicrën, përcjell albinfo.ch
Këshilli Federal do të vendosë përfundimisht për këta hapa më 23 qershor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













