Lajme
Kështu duket 100 frangëshi i ri: Hyn në qarkullim më 12 shtator
SNB në vitin 2016 pati filluar lancimin e serisë së re, të nëntë e radhë të bankënotave. Me 100 frangëshen e re, përmbyllet kjo seri
Bankënota 100 frangëshe është e fundit në serinë e bankënotave zvicerane që gjatë tri viteve kanë marrë një “fytyrë të re”. Pra, pas “rinimit” të kartmonedhave prej 10, 20, 50, 200 dhe 1000 frangash, radhën e ka pasur ajo që ka përdorimin më të gjerë dhe tirazhiun më të madh: kartëmoedha e 100 frangave.
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot bankënotën më të re, e cila, sikurse edhe e gjithë seria, ka më shumë shenja të sigurisë në krahasim me seritë e tjera, shkruan srf.ch. Janë gjithsej 15 shenja të tilla, të cilat, sipas SNB, i bëjnë këto bankënota më të sigurta nga përpjekjet për falsifikim.
Ndër shenjat në fjalë bëjnë pjesë kryqi i tejdukshëm i flamurit zviceran dhe një glob i ngjyrosur me dritë, transmeton albinfo.ch. Po kështu paraja më e re zvicerane prej letre ka edhe një shirit sigurie: në pjesën me ngjyrë argjendi janë përfshirë: harta zvicerane, rrjeti hekurudhor, një listë e tuneleve më të gjatë hekurudhorë dhe numri 100.
SNB në vitin 2016 pati filluar lancimin e serisë së re, të nëntë e radhë të bankënotave, përcjell albinfo.ch. Me 100 frangëshen e cila hyn në qarkullim më 12 shtator 2019, përmbyllet kjo seri.
“Tema” e serisë më të re të bankënotave është titulluar “Zvicra e shumanshme”. Secila nga 6 bankënotat e reja shpalos njërën nga faqet që janë tipike për Zvicrën, e cila ilustrohet me elemente të ndryshme grafike. Të gjitha bankënotat tregojnë një glob, një vend real dhe shenjat e sigurisë, të cilat janë të njëjta për të gjitha.
Kështu, bankënota më e re, ajo që vlenë 100 franga, tregon veç tjerash elementin “Suone” nga Ayent-i i Kantonit Valis. “Suone” quhen vijat e ujit (vadat) tradicionale shumë karakteristike të ndërtuara prej druri, të cilat kanë përshkuar edhe malet për të sjellë ujin aq të nevojshëm për bujqësinë, shkruan albinfo.ch. 80 për qind të fushave, kopshteve dhe vreshtave të Valisit edhe sot ujiten përmes këtyre “vadave” tradicionale .
Bankënotat e serisë pararendëse, asaj të tetë, njëherë për njëherë do të vazhdojnë të kenë afat përdorimi.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja