Lajme
Këshilli Koordinues i Diasporës, i gatshëm të ndihmojnë shqiptarët të kthehen në vendlindje
Këshilli Koordinues i Diasporës ka reaguar nëpërmjet një deklarate për situatën e krijuar nga bllokimi i shtetasve shqiptarë që duan të kthehen në vendlindje
Në deklaratë anëtarët e KKD thonë se janë duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe janë plotësisht të angazhuar me komunitetin shqiptar në vendet ku jetojnë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e plotë:
Si KKD jemi duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe jemi plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojmë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.
Sa i përket shtetasve shqiptarë që duan të kthehen në vendlindje, kemi komunikuar me qeverinë e cila na ka konfirmuar angazhimin e saj. Jemi të informuar se deri tani janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente.
Me shqetësim po ndjekim situatën e krijuar për shtetasit shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë. I kemi kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa urgjente dhe t’ua lejojë hyrjen në territorin shqiptar bashkëkombësve të bllokuar në zonën neutrale të kufirit me Greqinë si dhe për të evituar një transmetim të mundshëm të virusit, të siguroj qëndrimin e tyre në izolim për një periudhë prej 14 ditësh brenda territorit të Shqipërisë. Për këtë, i kemi ofruar qeverisë shqiptare ndihmën tonë në mënyrë që kjo situatë të marri zgjidhjen e duhur sa më shpejt.
Në kushtet që ndodhemi, i bëjmë apel të gjithë bashkëkombasve tanë që përpara se të vendosin për t’u kthyer në Shqipëri, të mirëinformohen pranë selive diplomatike apo Njësisë së Emergjencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, informacionet e të cilës janë dhënë në faqen zyrtare:
https://punetejashtme.gov.al/numrat-e-emergjences-ne-mepj-dhe-te-perfaqesive-se-rsh-se-ne-bote
KKD bën thirrje që situata të tilla të mirëmenaxhohen nga konsullatat dhe ambasadat e shtetit shqiptar duke i mirëinformuar dhe iu qëndruar më pranë shtetasve tanë.
Si KKD jemi totalisht të përkushtuar të ndihmojmë jo vetëm bashkëkombasit tanë, por edhe të kontribojmë në menaxhimin e kësaj situate të vështirë në vendlindje. Për këtë arsye jemi në kontakt me qeverinë në mënyrë që të gjejmë mekanizmat më efikas për arritjen e këtij qëllimi.
Kjo situatë e paprecedentë është sfidë për të gjitha shtetet, jo vetëm Shqipërinë, prandaj inkurajojmë të gjithë që t’a përkrahim njëri-tjetrin brenda mundësive në kapërcimin sa më të lehtë të situatës.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











