Këshilli Kombëtar ose Dhoma e Madhe e Parlamentit të Zvicrës dëshiron që vendimet ekzistuese për azil për sirianët të rishikohen.
Ai miratoi një mocion lidhur me këtë temë, të sjellë nga grupi parlamentar i FDP-së, transmeton albinfo.ch. Grupi argumenton se situata në Siri ka ndryshuar me ndryshimin e regjimit pothuajse dy vjet më parë.
Mocioni thotë se dhënia e statusit të azilit varet nga një arsye e vlefshme për mbrojtje, shkruan srf.ch. Nëse kjo arsye pushon së ekzistuari, vendimet duhet të rishikohen.
Një sistem funksional i azilit kërkon qartësi dhe qëndrueshmëri ligjore.
Këshilli Federal më parë kishte kërkuar një rishikim të vendimeve ekzistuese për azil për sirianët. Tani është radha e Dhomës s ë Kantoneve për ta shqyrtuar çështjen.