Shkurt.ch
Këshilli Federal miraton ashpërsimin e ligjit për pedofilinë
Iniciativa kundër pedofilisë kërkon ndalimin automatik të çdo pune me fëmijët për pedofilët e dënuar. Qeveria është për vlerësimin nga rasti në rast
Personat të cilët kanë qenë ndonjëherë të dënuar për pedofili nuk do të kenë të drejtë asnjëherë të kryejnë ndonjë punë ku do të kishin të bëjnë me fëmijët. Këshilli Federal i Zvicrës ka marrë këtë vendim, duke u solidarizuar me lëvizjet kundër pedofilisë dhe duke synuar kështu të krijojë kushtet optimale për mbrojtjen e fëmijëve nga sulmet pedofile.
Qeveria ka vendosur në të njëjtën kohë që ndryshimet përkatëse të ligjit të hyjnë në fuqi. Ato ndryshime ose përshtatje në fakt do të jenë të plotfuqishme nga fillimi i vitit 2015 dhe kanë në fakt të njëjtat synime sikurse edhe iniciativa kundër pedofilisë, për të cilën zviceranët me të drejtë vote duhet të votojnë më 18 maj të këtij viti.
Ndryshimet në ligj mundësojnë që, në varësi nga pesha e veprës penale të kryer pedofilët të mos kenë të drejtë pune me fëmijë dhe të rinj, për një afat të caktuar ose deri në fund të jetës, thuhet në një komunikatë të Departamentit për Polici dhe drejtësi të Zvicrës (EJPD). Në këtë mënyrë gjyqtaret do të kenë një hapësirë veprimi për të vendosur për masën e ndalimit sipas peshës së veprës penale.
Për ndryshim nga ky ligj, bartësit e iniciativës kundër pedofilisë dëshirojnë që në të gjitha rastet e veprave të pedofilisë, kryesve të tyre, në mënyrë automatike t`u ndalohet puna me fëmijë dhe të rinj.
Por, në pika të veçanta, ligji i ndryshuar u ofron fëmijëve edhe më shumë siguri se sa teksti i iniciativës, vlerëson EJPD. Me ndryshimet në ligj, personave pedofilë mund t`u ndalohet edhe angazhimi në aktivitete të lira kur ato kanë të bëjnë me fëmijë dhe të rinj. Po ashtu do të jetë e mundur që atyre t`u ndalohet qasja në rajone të caktuara ose t`u vihen prangat elektronike etj.
Në rast se megjithatë iniciativa kundër pedofilisë do të fitojë në referendum, atëherë ligji i miratuar nga qeveria duhet të ndryshojë, sipas masës së iniciativës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











