Portrete të firmave
Kërkesa të mëdha për ahengje familjare në “Restorantin JetSet”
Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, kanë filluar sërish ahengjet. Restauranti JetSet në zonën industriale të Klotenit është bërë kështu vend ideal për të festuar lirshëm

I ndodhur në zonën industriale në Kloten, shumë afër Aeroportit të Cyrihut, Restoranti JetSet është bërë vend i preferuar jo vetëm për gatimet tradicionale shqiptare që ofron, po edhe për ahengje familjare të shqiptarëve të Zvicrës.
Një ambient i mahnitshëm, me enterier me ngjyra të kombinuara dhe me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore, tashmë bëhet edhe më special me “JetSet Restaurant & Events”. Fjala është për sallën e eventeve dhe banketeve që gjendet në të njëjtin vend, një kat më lart, me një kapacitet prej 150 ulëseve dhe me parkingje të mjaftueshme.
Gastronomi me prejardhje nga Prizreni, Jetmir Shabanaj, hapjen e restorantit e kishte parë si nevojë për ata që duan një vend qetësie, larg zhurmës urbane dhe ata që duan të shijojnë lirshëm gatimet tradicionale shqiptare me një nivel më të lartë si dhe të organizojnë ahengjet e tyre familjare.
Tashmë pas heqjes së kufizimeve dyvjeçare që kishin paralizuar të gjitha restorantet, kanë filluar sërish ahengjet dhe nga kjo pikëpamje, Restauranti JetSet në zonën industriale Kloten është bërë vend ideal për të festuar lirshëm.
“Mjafton të vendosni datën dhe nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë, as të kërkoni vende parkime e as të paguani. Dhe, veç tjerash: nuk keni përse të shqetësoheni se po bëni zhurmë”.
Me kohë tashmë shumë nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër po vendosin që dasmat t’i organizojnë në Zvicër e jo në Kosovë. “Prej ditëlindjeve deri te martesa, tashmë lista e eventeve të planifikuara Restaurant JetSet në Kloten është shtuar. Kjo tregon se të rinjtë kanë krijuar rrethin në Zvicër dhe po e ndajnë lumturinë bashkë me shoqërinë e tyre”.
Jetmiri thotë se shumica e fejesave dhe ahengjeve të shqiptarëve organizohen në Zvicër, ndërsa mendon se pas një kohE të shkurtër të rinjtë e rritur këtu natyrshëm nuk do të shkojnë më të martohen në Kosovë, dhe kjo është më se e natyrshme!
Restoranti “JetSet”, disponon një sallë speciale eventesh me kapacitet prej 150 ulëseve dhe mbi 100 parkingje.
Jetmiri, gjatë një bisede me organizatorin e dasmës, përcakton edhe kërkesat e tjera si: mjeshtrin e DJ, fotografin dhe kameramanin, dekorin etj., që ai event të rezultojë sa më i veçantë dhe me i lehtë për dasmorët.
Ai shton se të gjithë ata që kanë vendosur të ngjiten në altarin e martesës, të mos brengosen për ahengun e tyre familjar, duke hedhur një diagonale me ahengjet në Kosovë.
Zgjidhje ideale, nga kafja deri te dasma
Sido që të jetë, Restoranti “JetSet” në Kloten, me një tarracë të mrekullueshme, një sallë restoranti me atmosferë të ngrohtë dhe një sallë tjetër moderne ahengjesh, është më në fund një shembull për t’u ndjekur. Këtu mund të pish kafenë, të shijosh ushqimin tradicional dhe internacional, po edhe të përjetosh momentet më të veçanta të jetës, si për shembull, banketin e fejesës apo martesës.
/shkrim i spozorizuar/
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti