Lajme
Kënga e shqiptares transmetohet në BBC
Kush është shqiptarja që po shkon në hapat e Dua Lipës
Vanesa Sono është 20-vjeçarja nga Saranda që po korr sukses në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ajo dikur fitoi “Gjeniu e vogël”, ndërsa sot kënga e saj “Slay me” është trasmetuar në BBC, përcjell albinfo.ch.
Në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit”, Vanesa u shpreh shumë krenare për rrugëtimin e saj në Britani. Ajo tregoi se po bën çmos që të ndjekë hapat e Rita Orës dhe Dua Lipës.
“Jam shumë, shumë krenare, nuk e prisja që do të ndodhte kaq shpejt. ‘Slay me’ e mori vëmendjen që doja nga BBC, RADIO KISS FM.
Shpresoj që të më presin gjëra të mrekullueshme. Nuk dua të flas para kohe, do ta lë punën të flasë vetë. Unë po bëj çmos që të jem në hapat e Rita Orës, Dua Lipës dhe shpresoj që të kem fatin e njëjtë”, tha Vanesa.
Më tej, ajo zbuloi momentin e reagimet e prindërve në çastin kur BBC transmetoi këngën e saj
“Kur u dha për herë të parë në BBC, kemi qënë në makinë bashkë me mamin dhe babin. Ishte një moment shumë i rëndësishmë për mua. Herë të tjera e kam dëgjuar nga laptopi. Mami dhe babi sigurisht që janë mbështetësit e mi më të mëdhenj, ata kanë bërë gjithçka për mua që nga ardhja në Angli. Mami dhe babi u ndjen shumë të lumtur, babi u përlot pak se është tip i ndjeshëm si mua.
Të them të drejtën, ka pasur paragjykimi se është ai steriotipi që ke ardhur nga Shqipëria. Po unë nuk e kam vrarë mendjen se jam krenare që jam shqiptare”, shtoi 20-vjeçarja.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










