Lajme

Katër pijet që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Lëngjet e frutave të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës, janë të pasura me kalium, i cili luan një rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut dhe për një zemër të shëndetshme, ndërsa sipas Medical News Today, këto pije mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Nëse nuk trajtohet, hipertensioni (shtypja e lartë i gjakut) ngarkon enët e gjakut, zemrën dhe organet e tjera, si trurin, veshkat dhe sytë. Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sërë gjendjesh shëndetësore serioze dhe potencialisht fatale. Sëmundjet e zemrës, sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dështimi i zemrës – janë vetëm disa prej tyre.
Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, dy minerale luajnë një rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut dhe për një zemër të shëndetshme – natriumi dhe kaliumi.

Në këtë drejtim, sipas Medical News Today, katër pije frutash janë plot me mineralet e lartpërmendura dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Këto janë lëngjet e frutave të freskëta të pasionit, shegës, portokallit dhe mandarinës. Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, ushqime të tjera të pasura me kalium përfshijnë frutat e thata, fasulet, thjerrëzat, patatet, spinaqi, brokoli, avokado, mishi i pulës, salmoni, bajamet etj.

Ata gjithashtu theksojnë se plani më i mirë i dietës për uljen e presionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës, është ai që pasqyron dietën mesdhetare.

Gjumi gjithashtu thuhet se luan një rol të madh në shëndetin e zemrës, pasi gjumi i pakët ose i tepërt lidhet me sëmundjet e zemrës dhe mund të ndikojë negativisht në faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet e zemrës.