Lajme
Katër bimët që mbrojnë mëlçinë
Mëlçia luan rol thelbësor në procesin e metabolizmit. Përmes saj kalojnë të gjitha substancat që hyjnë në trup, mes tyre edhe toksinat dhe ilaçet. Për të pasur një shëndet të mirë është e domosdoshme të ndjekim një mënyrë korrekte ushqyerjeje, me bazë frutat dhe perimet, të cilat janë thelbësore për dezintoksikimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e proceseve të tij të brendshme.
Po cilat janë disa prej bimëve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet?
Hithrat: janë bimë me veti të shumta shëruese dhe përdoren për inkurajimin e organizmit në përgjithësi. Mu për këtë arsye, gjendet në përbërësit për çaj, për shërimin e problemeve në lukth dhe në mëlçi, ndërsa që shtohet edhe në përzierjet e çajit për pastrim pranveror dhe vjeshtor të organizmit. Hithrat përmbajnë hekur dhe vitaminë C, dhe enzimat që ndikojnë në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe se mund të përdoret në luftën kundër anemisë.
Majdanozi: Pjesët shëruese të kësaj bime janë rrënja, farat dhe e gjithë bima. Gjethet e majdanozit dhe rrënja janë të pasura me vajra shëruese. Studimet kanë treguar se si përbërësi miristicinë ka efekt antibakterial dhe ndikon si efekt mbrojtës në mëlçi dhe kundër kancerit. Njëkohësisht, majdanozi është i pasur edhe me antioksidues. Përbërësi apigjeninë është antioksidues i fortë dhe mbron qelizat prej dëmtimeve. Prandaj, mjekësia popullore majdanozin e përdor kundër fryrjeve, grumbullimit të ujit në organizëm, për qetësim dhe zbutjen e dhimbjeve
Shpargujt: Kjo perime pranverore përmban sasi të madhe me kalium dhe aminoacide, e pasi përmban pak natrium shihet si një diuretik. Shpargujt janë burim i mirë për nutriente që ndikojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Pos vitaminës C, përmban edhe zink dhe selen, e kjo i shndërron shpargujt e egër në pastrues të mëlçisë. Ngjyrën e gjelbër ia kanë borxh klorofilit, që ndryshe njihet edhe si pastrues i mëlçisë.
Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutation, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë aparatin kardiorespirator./EO
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit














