Lajme
Katedralja Notre Dame në Paris pritet të rihapet më 2024
Katedralja Notre Dame në Paris, Francë, është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024, pasi katedralja tani është siguruar plotësisht, dy vjet pas zjarrit katastrofik që shkatërroi pjesë të mëdha të ndërtesës 850-vjeçare.
Sipas CNN, në një deklaratë të shtunën, organi publik përgjegjës për ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.
Elementet e “fazës së sigurisë” përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit “Friends of Notre Dame de Paris”.
“Kjo do të thotë që ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e shpëtuar”, tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës përgjegjëse për restaurimin.
“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në vitin 2024”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













