Lajme
Karta Blu dhe tërheqja e punonjësve nga vendet jashtë BE-së
Deputetët e Parlamentit Europian kanë lajmëruar se në javët në vijim do të japin miratimin përfundimtar në lidhje me ndryshimet që do t’i bëhen iniciativës rreth Kartës Blu, e cila ka si qëllim të tërheq më tepër punonjës të kualifikuar nga shtet jashtë BE-së.
Në Maj të këtij viti, deputetët e Parlamentit Europian arritën për herë të parë në përfundimin se do të rishikonin rregulloren e aplikimeve nga emigrantët nga vendet e botës së tretë – duke e bërë kështu më të lehtë për punëmarrësit nga shtetet e BE për të punësuar njerëz të kualifikuar nga e gjithë bota, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Direktivat e rishikuara rreth kushteve të hyrjes dhe rezidencës do të parashikojnë kritere më fleksibël, që do të përfshijnë një prag më të ulët për sa i përket rrogës mesatare që aplikantët duhet të kenë në mënyrë që të konsiderohen. Gjithashtu ky ligj do të bëjë më të lehtë bashkimet familjare brenda BE-së,” – shkruhet në deklaratën e Parlamentit Europian.
Në deklaratën për shtyp gjithashtu thuhet se duke qenë se mosha mesatare e të punësuarve në BE është në rënie të vazhdueshme, ndikimet e saj do të ndjehen sidomos në fuqinë punëtore në BE. Popullata në moshë pune në BE pritet të shkojë nga 333 milionë – në 292 milionë në vitin 2070.
Si pasojë, Parlamenti votoi për këto reforma në sistemin e Kartës Blu më 13 shtator.
Ndryshimet e reja që pritet t’i bëhen sistemin të Kartës Blu do të lejojnë aplikantët të paraqesin një kontratë pune të vlefshme për të paktën 6 muaj, në ndryshim nga rregullorja e tanishme që kërkon një kontratë të paktën 1-vjeçare.
Në vazhdim, në mënyrë që sistemi të bëhet më i aksesushëm nga më shumë veta, sidomos për ata që kanë mbaruar universitetin apo që kanë profesione që kërkohen nga punonjësit, pragu i rrogës do të ulet deri në 1.6 herë më shumë në krahasim me të ardhurat mesatare në vit të secilit shtetet anëtar ku do të bëhet aplikimi.
Mbajtësit e Kartës Blu do të kenë mundësi të lëvizin më lirshëm nga njëri shtet anëtar në tjetrin, vetëm pas 1 viti pune në shtetin ku ata vendosen fillimisht. Përveç kësaj, ata do të kenë lirshmëri edhe në bashkimin familjar.
Në të njëjtën kohë, nga rregullat e reja do të përfitojnë edhe refugjatët dhe azilantët që ndodhen tashmë në një vend të BE. Sipas rregullave të reja, edhe ata do të kenë mundësi të aplikojnë për Kartën Blu edhe në shtete të tjera brenda BE-së.
“Duku ulur kriteret e pranimit, Parlamenti shpreson të rrisë kërkesën për Kartën Blu,” – shton Parlamenti.
Paç kas këtyre planeve, në deklaratë shtohet se shtetet e BE vazhdojnë të kenë të drejtë të refuzojnë aplikime sidomos në rastet kur vihet në rrezik siguria publike.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












