Jeta në Zvicër
Kapen dy xhihadistë duke u kthyer nga Siria
Njëri prej tyre, një i ri i radikalizuar po kthehej nga Turqia, ku kishte kaluar nga Siria, pasi kishte qenë edhe më parë atje. Ai kishte prezantuar udhëtimin e tij si një udhëtim afarist
Rasti i parë ka ndodhur më 9 gusht, kur, në Aeroportin e Cyrihut arrestohet xhihadisti nga Gjeneva, një 29 vjeçar, shtetas zviceran, me prejardhje nga Tunizia. Ishte rasti i njëmbëdhjetë i ngjashëm nga Zvicra dhe i dyti nga regjioni i Gjenevës. Ky i ri i radikalizuar po kthehej nga Turqia, ku kishte kaluar nga Siria, pasi kishte qenë edhe më parë atje. Ai kishte prezantuar udhëtimin e tij si një udhëtim afarist, shkruan srf.ch.
Prokuroria Federale e ka konfirmuar një lajm të publikuar nga gazeta e Gjenevës “Tribune de Geneve” që bën fjalë rreth këtij rasti.
Sipas gazetës, personi në fjalë ishte radikalizuar nën ndikimin e babait të tij, i cili ishte në opozitë ndaj ish presidentit tunizian, Habib Bourgiba.
Përkundër shkollimit të dështuar profesional për komercialist, i riu ishte futur me sukses në biznesin e eksport-importit. Si mysliman që praktikonte fenë, ai ishte i afërt me skenën radikale të djathtë e antisemitiste, transmeton albinfo.ch.
Si qitës i kualifikuar, ai përmes rrugës legale posedonte armë të ndryshme.
Gjatë hetimeve ndaj tij, autoritetet kishin rënë në gjurmë të një xhihadisti tjetër i cili në qershor të këtij viti ishte arrestuar duke u kthyer nga Siria. Dy personat ishin njohur mirë mes vete.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










