Lajme
Kantoni i Gjenevës e bën të detyrueshme maskën në ambiente të mbyllura
Duke filluar nga mëngjesi i së hënës, detyrimi për mbajtje të maskës do të hyjë në fuqi për të gjitha hapësirat e mbyllura, në Kantonin e Gjenevës
Pas Kantonit të Lucernit (dje) edhe Kantoni i Gjenevës ka njoftuar masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kështu, duke filluar nga mëngjesi i së hënës, detyrimi për mbajtje të maskës do të hyjë në fuqi për të gjitha hapësirat e mbyllura, shkruan srf.ch.
Kjo pra do të vlejë, edhe nëse në ato ambiente të mbyllura qasja lejohet vetëm duke treguar certifikatën, transmeton albinfo.ch. Po kështu do të jetë edhe në vendet e punës dhe në shkolla, për nxënësit nga mosha 12 vjeç. Në restorant është përsëri rasti që maska mund të hiqet vetëm kur ngriheni nga tavolina.
Edhe pse numri i infeksioneve në kantonin e Gjenevës është vetëm pak më i lartë në krahasim me disa rajone të tjera të Zvicrës, Qeveria Kantonale ka vënë në dukje se numri i rasteve në kanton nuk po rritet më gradualisht, por në mënyrë eksponenciale. Një situatë e tillë nuk është identifikuar që nga fundi i vitit 2020, thuhet në një deklaratë për shtyp të publikuar të nga qeveria të enjten
Edhe Friburgu shkon më larg se Këshilli Federal
Incidencat po rriten me shpejtësi në të gjithë Zvicrën dhe Qeveria Federale ua ka lënë masat e mëtejshme kantoneve. Zvicra gjermanisht-folëse dhe veçanërisht kantonet e Zvicrës Lindore dhe Qendrore kanë shënuar numra veçanërisht të lartë të rasteve në mesataren 7-ditore. Për shkak të apelit urgjent të Këshillit Federal, disa kantone kanë reaguar dhe po vendosin masa shtrënguese.
Në kantonin e Friburgut, për shembull, certifikata Covid do të kërkohet në të ardhmen edhe për vizitat në spitale, klinika ose shtëpitë për të moshuarit. Kështu ka njoftuar qeveria kantonale të enjten, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, detyrimi për maskë tani zbatohet për shkollat nga viti i tretë shkollor. Ndërsa për klasat në të cilat ndodh ndonjë rasti i koronës – kur preken më shumë se tre veta, e gjithë klasa duhet të futet në karantinë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













