Integrimi
Kanada: Avokatët shqiptarë, me eksperiencat profesionale
Së fundmi në Kanada është mbajtur një takim për zgjidhjen e problemeve të ndryshme ligjore që përballen shqiptarët në këtë vend.
Takimi është organizuar për të ndarë eksperiencat e tyre profesionale si dhe për të diskutuar për mbështetjen dhe konsulencën që i ofrojnë komunitetit shqiptaro-kanadez në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ligjore.
Në këtë event morën pjesë shumë mërgimtarë për të informuar rreth ligjeve juridike në Kanada dhe lehtësirat që mund të ofrohen nga ky shtet.
Panelistët ishin të shumtë, duke ndarë përvoja nga më të ndryshmet rreth ligjeve juridike.
Protagonistët kryesorë të kësaj mbrëmje që mbajtën fjalime ishin: Paola Beci, Albana Musta, Fred Gjoka, Marin Nati dhe Lusi Braçe.
Gjithashtu duhet të theksohet se përvojat e tyre u bënë përmes udhëtimit të tyre me sukses, pastaj sfidat e tyre dhe deri më sot ku janë.
Kjo ngjarje ishte një bashkëpunim i frytshëm me Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA).
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotot gjatë zhvillimit të takimit organizuar nga Shoqëria Shqiptaro-Kanadeze (ACE) dhe Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë (ACLA).


E-Diaspora
-
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare Mërgimtarët po vazhdojnë kthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa pritjet në Dheu i Bardhë... -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















