Lajme
Kafja më e shtrenjtë në botë

Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh në Shqipëri dhe pothuajse kudo. Por jo në Melburn të Australisë, ku lokali njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.
Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja, por pa e djegur atë. Arrihet një kafe të ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.
“Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, ishte speciale për shije dhe karakter”, thotë pronari i “Proud Mary”, që disponon një sasi vetëm për 22 gota.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor