Lajme
Kafe falas për pensionistët nga lokali i shqiptarit në Suedi
Ai tani është shumë i famshëm në Suedi, ndonëse këtë gjest të bukur e quan thjesht simbolik
Naim Murseli, shqiptari që jeton që prej moshës 2-vjeçare në Suedi, ka hapur në qendër të qytetit të Uddevalla një lokal.
Por së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përmes një gjesti tepër human. Murseli ka vendosur një orar në ditë, kur jep kafe falas për të moshuarit.
Ai ka zbuluar se tani është shumë i famshëm në Suedi, ndonëse këtë gjest të bukur e quan thjesht simbolik.
“Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu. Është një gjest nga ana ime simbolik, u jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike”, ka thënë ai për Abc News Albania, përcjell Albinfo.ch.
“Unë me familjen time kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











