Kalendari
Kabareja shqiptare “Du gru me letra“, sonte në Cyrih
Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe trojeve shqiptare në veçanti, të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë.
Pas suksesit të komedisë „Gurbetçari“ të shfaqur vitin e kaluar para bashkatdhetarëve tanë nëpër Evropë, aktori Kreshnik Ibrahimi vjen me kabarenë „Du gru me letra“.
Shfaqja do të mbahet sot, më 23.02. nga ora 20.00 në Cyrih.
Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe trojeve shqiptare në veçanti, të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë. Dhe, si një zgjidhje për problemet ekonomike, ata martohen në shtetet evropiane. Natyrisht, e gjithë kjo histori përshkruhet në komedi me humor dhe të qeshura.
“Ndjej një emocion të madh të ngjitëm në skenë me një kabare në gjuhën tonë. Mezi pres momentin të ndizen dritat, të dal në skenë dhe t’ju shoh në sy të gjithëve. Ky shikim do të jetë një shenjë falënderimi për të gjithë ju. Për ju, populli im, që më keni duartrokitur gjithë këto vite. Për ju që keni vendosur të vini dhe të shikoni një aktor shqiptar”, thotë aktori Ibrahimi, përcjell albinfo.ch.
Komedia do të shfaqet në gjuhën shqipe. Ndryshe, Kreshnik Ibrahimi tash e disa javë ka filluar edhe emisionin televiziv për diasporë “Ich Bin Albaner”, i cili transmetohet çdo të diel prej orën 17.00 në “RTV Dukagjini”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Shkurt 2019
- Ora20:00
- Data e përfundimit23 Shkurt 2019 - 22:00
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














