Lajme
Jetimorja merr flakë, humbin jetën 15 fëmijë në Haiti
Dy fëmijë ndërruan jetë nga flakët dhe 13 të tjerë vdiqën në spital, si rezultat i thithjes së tymit.
Është bërë e ditur se 15 fëmijë kanë vdekur në Haiti, pasi një zjarr ka përfshirë një jetimore në periferi të kryeqytetit.
Thuhet se shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar, por nga deklaratat e punonjësve dhe fëmijëve dyshohet se janë bërë shkak qirinjtë që përdoreshin për të ndriçuar në mungesë të energjisë elektrike.
Jetimorja e drejtuar nga një grup i krishterë, me qendër në SHBA, ishte një nga qindrat në Haiti që vepronte pa autorizim zyrtar.
Autoritetet tani po punojnë për t’i mbështetur dhe dërguar në jetimore të tjera fëmijët e mbijetuar.
Arielle Jeanty Villedrouin, drejtoreshë e Institutit për Mirëqenie Sociale, tha se në kohën e zjarrit, rreth 60 fëmijë po jetonin në jetimoren e palicencuar, të operuar nga Kisha e Bibliotekës me qendër në Pensilvani.
“Ne do t’i vendosim ata në një qendër tranziti, ndërsa do të bëjmë kërkime mbi familjet e tyre dhe të shohim nëse mund t’i bashkojmë me prindërit e tyre”, i tha ajo agjencisë së lajmeve Reuters.
Zyrtarët thanë që dy fëmijë ndërruan jetë nga flakët dhe 13 të tjerë vdiqën në spital si rezultat i thithjes së tymit.
Rreth 30,000 fëmijë jetojnë në më shumë se 760 jetimore në Haiti, nga të cilat 15% janë regjistruar zyrtarisht, sipas bamirësisë Lumos, e cila u themelua nga shkrimtarja JK Rowling.
Rreth 80% e fëmijëve që jetojnë në jetimoret e Haitit kanë të paktën një prind gjallë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













