E-Diaspora
Jetë e rëndë nën tenda me paleta e familjeve shqiptare në Francë
Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze
Tani e disa ditë, katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në rrugën “Étienne Billères” të Komunës Haute-Garonne në Francë. Bëhet fjalë për dy familje shqiptare me pesë fëmijë, të cilat presin këshilla për orientim rreth kërkesës së tyre për azil.
Në Francë, shqiptarët janë ndër të parët që parashtrojnë kërkesa për azil në rrethinën e Tuluzit. Sipas kësaj komune, shifrat e tilla janë rritur fortë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze.
Disa hapa më larg janë vendosur shqiptarë të tjerë, me tenda të thurura nën ballkonet e francezëve. Familja Çupi e rrëfen fatin e saj : Dy vite e gjysmë në Lille, kërkesa e parë për azil i është refuzuar, më pas kthimi në Gjermani para se të rikthehen në Francë, shkruan “La Depeche”, njofton Albinfo.ch. Fillimisht në Dunkerque, e më pas në Tuluz që tre javë. Në brendinë e tendës dy vogëlushe të shqetësuara të moshës tre e pesëvjeçare. Njëra nga to është e lindur në Francë. Familja shpjegon se rregullisht cingëron në numrin telefonik 115, numër ky që u është dedikuar të pastrehëve, por se asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












