Kultura
Jep dorëheqje drejtori i ri i Baletit të Kosovës
Ditë më parë balerini kosovar, Sinan Kajtazi u zgjodh ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Drejtori i Baletit të Kosovës sot përmes një shkrimi ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga ky post. Sipas shpjegimit të Kajtazit, atij i është dashur të largohet nga kjo përgjegjësi, pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kumtuar se pozita e tij paraqet konflikt interesi, ngase ai prej dy vjetësh ishte Drejtor në Këshillin Drejtues të BKK-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar miq,
Me keqardhje ju njoftoj që pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK-së, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK-së do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post.
Prandaj, ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga U.D i Drejtorit të BKK-së dhe rrjedhimisht më duhet të refuzoj emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK-së.
Vullneti dhe dëshira ime ka qenë që të jap kontributin tim në të mirë të institucionit të BKK-së, duke gëzuar mbështetjen e të gjithë balerinëve të BKK-së dhe stafit tekniko-artistik në TKK, po ashtu edhe komunitetit të artistëve, mirëpo duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, më duhet të refuzoj nderin që më është bërë me emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK-së.
Unë do të vazhdoj të mos kursej më të mirën nga vetja si balerin, në shërbim të BKK-së.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











