Lajme
Java e Modës në Londër nderon Mbretëreshën Elizabeth II
Mediat britanike shkruajnë se një siluetë e zymtë dhe e vetmuar me të zeza hapi sfilatën e Paul Costelloe-s Pranverë/ Verë 2023, një nga shumë stilistë që i bënë homazhe Mbretëreshës në Javën e Modës në Londër, përcjell albinfo.ch.
Costelloe ka veshur shumë mbretër nga Princesha Diana te Zara Philips dhe Sarah Fergusontha, të cilat kapë mahnitur botën me stilin e tyre të veshjeve.
“Unë mendoj se ajo ka veshur gjithmonë ngjyra të shkëlqyera. Ajo i pëlqente ngjyrat pozitive dhe faleminderit, faleminderit Mbretëreshë, që ke veshur ngjyra kaq të mrekullueshme“, shkroi ai.
Stili i saj jo vetëm që frymëzoi modën britanike, por kontribuoi në statusin e saj si një ikonë globale dhe rolin e saj në formimin e imazhit të Brand Britain.
Pistat e Javës së Modës në Londër vazhdojnë siç ishin planifikuar, përveç shfaqjeve të së hënës që janë riplanifikuar për shkak të funeralit të Mbretëreshës.
Mbretëresha Elizabeth mori pjesë vetëm një herë në Javën e Modës në Londër më 2018, kur ajo dha çmimin Richard Quinn për Dizajn Britanik.
Ajo u fotografua duke buzëqeshur në rreshtin e parë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, e cila përshkroi “veshjen e saj ikonike që sugjeronte vazhdimësinë dhe traditën”.
Sipas Sky News janë të paktë në skenën botërore që ishin aq shumë në qendër të vëmendjes, aq më pak që dukeshin aq me stil sa mbretëresha.
Ashtu si shumica e ngjarjeve Java e Modës në Londër ka vuajtur dy vjetët e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe megjithëse viti 2023 shkon përpara nën hijen e një kombi në zi, shfaqjet të paktën premtojnë të jenë të përshtatshme për një mbretëreshë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











