Lajme
Japonia, drejt misionit për të bërë realitet jetën në Hënë
Japonia po ndërmerr hapa drejt realizimit të jetës në Hënë, me Universitetin e Kyotos dhe gjigantin e ndërtimit ”Kajima Corp.” të bashkuar për të zhvilluar një habitat hënor që gjeneron gravitet artificial.
Projekti ”Neo Xhami Hënor” synon të krijojë një strukturë paraboloide të aftë për të imituar kushtet e ngjashme me Tokën, duke përdorur rrotullimin për të gjeneruar gravitetin. Sipas Kyodo News, një prototip i bazuar në Tokë pritet të përfundojë deri në vitet 2030.
“Ky projekt kërkon një hap të rëndësishëm teknologjik, por ne synojmë ta arrijmë atë dhe t’u hapim rrugën kolonive hapësinore”, tha Yosuke Yamashiki, një profesor i studimeve të avancuara të integruara në mbijetesën njerëzore në Universitetin e Kyotos.
Sipas agjencisë, struktura do të jetë afërsisht 200 metra në diametër dhe 400 metra e lartë, e aftë të strehojë deri në 10 mijë njerëz.
Projekti pritet të nisë në vitin aktual fiskal.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












