Lajme
Japoni: Tetë të vdekur si pasojë e reshjeve
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në lindje të Japonisë, pasi reshje rekord kanë goditur prefekturën Çiba, pranë kryeqytetit Tokio.
Resghjet kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa më shumë se 20 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth 7 mijë udhëtarë kaluan natën në aeroportin Narita të Tokios, pasi u bllokuan për shkak të motit të lig, raporton BBC.
Dje autoritetet vendosën nivelin më të lartë të alarmit, nivelin pesë, për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Të premten në mëngjes, alarmi u ul në nivelin katër, por paralajmërimet për rreziqet mbeten në fuqi.
Çiba ka regjistruar më shumë se 100 milimetra shi në orë që nga pasditja e së enjtes teksa sipas autoriteteve, kjo është rreth tre herë më shumë se sasia mesatare e reshjeve për muajin gusht dhe përbën sasinë më të madhe të reshjeve të regjistruar ndonjëherë në Japoni, transmeton albinfo.ch.
Të enjten, më shumë se 100 mijë familjeve iu kërkua të evakuoheshin për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Ndryshe, në fillim të kësaj jave, Japonia, Filipinet dhe Kina u goditën njëra pas tjetrës nga stuhitë Dolphin, Chan-Hom dhe Peilou, të cilat kaluan në të njëjtën kohë nëpër rajon.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













